Pse më bën të vuaj unë?
Dhe të shkrihem për një dashuri
Dhe t'lutem dhe t'lutem për ty
Pse më bën me lot në sy?
Ndonëse lotët nuk i meritoj
Këto netët të gjata si t'i kaloj?
Ti që sot je me tjetërkënd
Dhe shumë ëmbël ti i buzëqesh
Gjersa unë pas teje
Dua dhe s'dua të vdes për një dashuri
A e harrove kët' dashni?
Tash çdo natë m'ke bo me pi
Ti lakmove n'pasuni
Shumë shpejt tjetrin ti e dashte
Vonë o tash mi kthy ça pate
Zemra akull s'don ma falje, ma falje
Netët e gjata tash ku mbetën?
Ndenjat tona krejt u tretën
A ki ma dashni?
S'po du me dit', se për ty s'du me ni
Jo n'jetën tem ma vend nuk ki
Ti që sot je me tjetërkënd
Dhe shumë ëmbël ti i buzëqesh
Gjersa unë pas teje
Dua dhe s'dua të vdes për një dashuri
Ti që sot je me tjetërkënd
Dhe shumë ëmbël ti po i buzëqesh
Gjersa unë pas teje dua të vdes unë dua të vdes